Seria A / Largohet presidenti legjendar i Palermos

0
SHPËRNDAJE


Seria A / Mauricio Zamparini nuk është më presidenti i Palermos. Drejtuesi i klubit sicilian ka prezantuar sot dorëheqjen nga posti i tij dhe pritet që brenda dy javësh të prezantohet presidenti i ri.
Ai do të emërohet nga një fond investimi anglo-amerikan që do të marrë në kontroll klubin duke bashkëpunuar sigurisht me familjen Zamparini. Sipas informacioneve paraprake, ky fond investimi do të ketë si prioritet ndërtimin e një stadiumi me parametra bashkëkohorë si dhe qendrën e re sportive për klubin.

Me largimin e Zamparinit pritet të ndryshojë edhe fati i klubit i cili vuante nën drejtimin e tij, sidomos për faktin se ndryshonte në vazhdimësi trajnerin, shpesh disa herë brenda muajit. Që nga viti 2002, kur Zamparini mori kontrollin e klubit, te Palermo janë bërë 40 ndërrime trajnerësh, ndërsa në këtë listë të gjatë gjenden edhe emra shumë të njohur si Guidolin, Zenga, Rosi, Pioli, Gasperini, Malezani apo edhe Gatuzo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.