Seria A/ Merkato shkurt

0
SHPËRNDAJE


Seria A/ Ditë vendimtare për Renato Sanches te Milani. Klubi kuqezi do të tentojë të mbyllë marrëveshjen me Bayern Munich për mesfushorin portugez. Formula e operacionit është ajo e huazimit për 7-8 mln Euro, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit për 30 mln Euro. Mësohet se dhe trajneri i bavarezëve, Ancelotti ka dhënë miratimin e tij për këtë transferim.

Një tjetër largim nga Fiorentina. Kroati Hrvoje Milic transferohet te Olympiacos, me Drejtorin e Përgjithshëm, Corvino që gjeti akordin me klubin grek për 28-vjeçarin. Megjithatë klubi vjollcë po punon edhe për të blerë lojtarë të rinj. Dy nga emrat më të kërkuar nga skuadra e Piolit janë Matias Kranevitter dhe M’Baye Niang.

Mattia De Sciglio komenton largimin nga Milani për të veshur fanellën e Juventusit. Mbrojtësi italian shprehet se kishte ardhur momenti i duhur për të, për të ndryshuar ambient dhe për të provuar stimuj të rinj. 24-vjeçari është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi bardhezinjtë janë ekipi më i mirë me të cilët mund të firmoste.

Ciro Immobile zbulon disa prapaskena të merkato. Sulmuesi i Lazio-s, në një intervistë për mediat italiane shprehet se në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta, por që nuk ka marrë asnjë në konsiderate. Kjo pasi 27-vjeçari ndihet shumë mirë të bardhekaltërit dhe do të largohet vetëm nëse dhe klubi e dëshiron diçka të tillë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.