Seria A, Milan luan në transfertë me Empolin, ja ndeshjet e sotme

0
SHPËRNDAJE

empoli-milanMilani pas barazimit në derbi do të përballet në transfertë me Empolin. Dy janë mungesat kryesore në rradhët e kuqezinjve. Mbrojtësi Alessio Romagnoli dhe sulmuesi kolumbian Carlos Bacca.

Trajneri Vinçenzo Montella do të vijojë të aktivizojë në qendër të repartit difensiv mbrojtësit Paletta dhe Gustavo Gomez. Sakaq, mesfusha ka gjasa të përbëhet nga Kuçka, Locatelli e Bonaventura, ndërsa në sulm do të vendosen Suso, Niang dhe Lapadula që do të marrë vendin e Baccës.

Në kampin tjetër është i superkonfirmuar tashmë në formacionin e skuadrës toskane, mbrojtësi i Përfaqësueses Shqiptare, Frederik Veseli.

Përveç Empoli-Milan, e vetmja ndeshje që luhet sot është edhe Torino-Chievo. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.