Seria B, Basha fiton dhe Ndoj humbet, por elozhet janë për të dy

0
SHPËRNDAJE
loading...

Bari i mesfushorit Migjen Basha konfirmohet si një prej skuadrave që e meriton të jetë në zonën e Play-Off për ngjitjen në Serinë A në sezonin e ardhshëm. Ekipi i lojtarit shqiptar mundi me rezultatin 1-0 Frosinonen e vendit të parë dhe tani pozicionohet mes ekipeve të cilat kanë synime reale për më lart.

Lojtari shqiptar mori karton të verdhë në minutën e 81-të, por këtë radhë vlerësimet për të nuk munguan, duke e cilësuar “thelbësor” për skemat e skuadrës.

“Puna e tij në mesfushë është thelbësore, luan shumë thjesht dhe është i aftë të rinisë aksionet”, shkruan “Tuttomercatoweb” që i ka vendosur notën 6.

Kurse Brescia e mesfushorit Emanuele Ndoj është mundur 2-0 nga Salernitana duke regjistruar humbjen e tretë radhazi dhe rrëshqitur në zonën e ftohtë të klasifikimit. Lojtari shqiptar, i cili ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 79′, u vlerësua pozitivisht për atë që dha në fushë.

“Ishte lojtari më i lëvizshëm në radhët e skuadrës së tij. Sidomos për 45 minuta e para të lojës ku kalonte shpesh kundërshtarin duke shqetësuar mbrojtjen kundërshtare”, shkruan “Tuttomercatoweb” duke i vendosur notën 6,5, shumë e lartë po të llogaritësh që skuadra e tij ka dalë e mundur nga fusha e lojës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.