Serie A: Fitojnë Fiorentina dhe Inter, zhgënjejnë Napoli & Milan

0
SHPËRNDAJE

java 1Java e parë e Serie A ka nisur me surpriza dhe mund të themi me plot gojën se kjo ka qenë java e skuadrave të vogla. Milani është mundur 2-0 nga Fiorentina duke e nisur me këmbën e gabuar kampionatin ndërsa Napoli është mundur 2-1 nga Sassuolo. Skuadra e Sarrit ku aktivizohet edhe Elseid Hysaj ka kaluar fillimisht në avantazh me anë të Hamsik por më pas ka pësuar 2 gola. Interi i Mancinit fiton “in extremis” falë një perle të Stevan Jovetic në minutat shtesë të takimit. Fitore me përmbysje për Torinon që ka fituar 1-2 në transfertë kundër Frosinones. Sampdoria ka fituar me goleadë Carpin duke fituar 5-2 në Luigi Ferraris të Genovas. Në mënyrë të befasishme ka fituar edhe Chievo që ka mundur në transfertë 1-3 Empolin, duke përmbysur disavantazhin fillestar. Fitore në minutat e fundit edhe për Palermon që arrin të mposhtë Genoan e Gasperinit. Rezultatet e javës së parë konfirmojnë se ka për të qenë një kampionat i gjatë dhe i vështirë për të gjitha skuadrat pretendente.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.