Serie A: Inter fiton me vuajtje, barazon Napoli

0
SHPËRNDAJE

Inter's Stevan Jovetic (C) jubilates after scoring the goal during the Italian Serie A soccer match Carpi FC vs Inter FC at Alberto Braglia stadium in Modena, Italy, 30 August 2015.ANSA/SERENA CAMPANINI

Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e javës së dytë të Serie A, ku spikat fitorja në transfertë 1-2 e Interit ndaj Carpit me një dopietë të Stevan Jovetic. Interi kalon në avantazh në pjesën e parë por barazohet nga Carpi në minutën e 80’. Në fund të takimit Guarin fiton një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Jovetic duke i dhënë fitoren e dytë në po aq ndeshje zikaltërve.

Napoli nuk ka arritur të ruajë avantazhin e dyfishtë ndaj Sampdorias pasi dopieta e shënuar nga Higuain u bë e pavlefshme nga dopieta e italo-brazilianit Eder. Napoletanët e shohin veten me vetëm një pikë të grumbulluar në dy ndeshje të luajtura. Torino përmbysi avantazhin e Fiorentinës nga 0-1 në 3-1 duke përmbysur gjithçka në fraksionin e dytë të lojës. Lazio e Etrit Berishës u shkatërrua me rezultatin 4-0 nga Chievo. Mesa duket bardhekaltërit janë shokuar nga eliminimi në Champions League dhe kanë zhvilluar një ndeshje shumë të dobët. Atalanta mposhti me rezultatin 2-0 Frosinonen dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe Genoa ndaj Veronas. Fitore surprizë e Palermos në Udine, me siçilianët që fituan me rezultatin 0-1 në transfertë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.