Serie A/ Lazio dhe Udinese fitojnë me përmbysje, Torino fiton dhe kap vendin e 3-të

0
SHPËRNDAJE

toroJava e 6-të e Serie A është mbyllur me shumë gola pasi në takimet e drekës u shënuan 11 gola në 4 ndeshje. Lazio regjistroi fitoren e dytë radhazi brenda pak ditëve pasi mundi në transfertë 1-2 Veronën. Pas një pjese të parë të mbyllur në disavantazh, bardhekaltërit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me anë të golave të Biglias dhe Parolos. Udinese arriti fitoren e dytë në këtë kampionat pasi mundi me rezultatin 1-2 në transfertë Bolognan falë golave të Badu dhe Duvan Zapata. Torino fitoi 2-1 me Palermon dhe u ngjit në vendin e tretë me 13 pikë. Në takimin tjetër Sassuolo dhe Chievo ndanë nga një pike në takimin që përfundoi 1-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.