Serie A/ Napoli “ngec” sërish, Lazio mposht Genoan

0
SHPËRNDAJE

Në javën e 5-të të Serie A Napoli i Elseid Hysajt nuk ka shkuar më larg se një barazim në fushën e Carpit me takimin që përfundoi në barazim pa gola. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua për 90 minuta në krahun e djathtë të mbrojtjes duke zhvilluar një paraqitje pozitive. Lazio mposhti Genoan me rezultatin 2-0 falë golave të Dordjevic dhe Felipe Anderson, duke arritur të triumfojë ndaj Genoas pas 8 takimeve që mposhtej nga xhenoanët. Torino i Venturas shënoi humbjen e parë këtë vit dhe ishte Chievo që ja shkaktoi me rezultatin 1-0 falë një goli të Castros.

Carpi's Ryder Matos (L) and Napoli's Faouz Ghoulam in action during the Italian Serie A soccer match Carpi FC vs ACF Fiorentina at Alberto Braglia Stadium in Modena,Italy, 23 September 2015.ANSA/ELISABETTA BARACCHI

Sassuolo mund të konsiderohet një surprizë e këndshme e këtij fillim kampionati pasi arriti të fitojë 0-1 në fushën e Palermos me një gol të Floccarit. Në takimin tjetër Fiorentina mundi Bolognan 2-0, shënues ishin Blazczykowski dhe Kalinic, dy blerjet e reja të kësaj vere. Fiorentina ngjitet në vendin e dytë dhe në takimin e ardhshëm do të ndeshet me Interin për vendin e parë në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.