Sërish miqësore për Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia Vllaznia, pasditen e sotme do zhvillojë testin miqësor të radhës. Kuqeblutë luajnë miqësoren e 4-të në Ulqin me Otrant në orën 18:00.

Deri tani, grupit i është bashkuar vetëm Ylli Hoxha, i cili ka arritur akordin me shkodranët, por priten edhe lojtarë të tjerë në provë që trajneri Cungu t’i testojë.

Në harkun kohor të dy javëve, djemtë e Cungut janë përballur me Deçiç, dy herë, ku një herë fituan, pastaj barazuan në Shkodër, ndërsa fituan edhe me Mornarin në Tuz me rezultatin 0-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.