Sfida Brazil-Argjentinë, rikthehet një shekull rivalitet

0
SHPËRNDAJE

Një shekull rivalitet që kalon përmasat e futbollit mes dy Kombëtareve që janë të ndalura në 36 fitore secila e që do të rikthejnë këtë muaj një prej betejave epike të sportit më popullor në planet.

Brazili dhe Argjentina kanë nisur tashmë të mendojnë sesi do të fitojnë ndaj njëra tjetrës në ndeshjen e nëntorit në stadiumin “Belo Horizonte”, një 90 minutësh që tejkalon logjikën e 3 pikëve duke marrë përmasa kombëtare.

102 vjet nga përplasja e parë, rivaliteti unik rikthehet në një ndeshje vendimtare për Botërorin 2018 në fushatën kualifikuese që është komplikuar sidomos për “Albiseleste”.

Superklasikja e Amerikës Latine sjell gjithmonë spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna e me të gjitha gjasat nuk do të jetë ndryshe edhe në 12 nëntor.

Argjentina në emergjencë pikësh dhe me një trajner jo shumë të vlerësuar si Bauza, mund të krenohet me numrin e madh të golave të shënuar, por në impiantin Mineirao do të vlejë shumë pak historia. Pele, Maradona, Rivelinjo, Ziko, Batistuta apo Kanixha janë tashmë një kujtim dhe skena do të jetë e përqendruar te dy lojtarë të Barcelonës, Mesi dhe Nejmar.

Trajneri Tite ka lënë jashtë Brazilit portierin Alvesh ndërsa gjithashtu do të mungojë talenti më premtues në qarkullim “Gabigol”. Konkurrenca për një vend titullar është e fortë në secilin kamp.

Më 12 nëntor në “Belo Horizonte”, rekordet do të përditësohen duke i shtuar paksa piper, asaj që cilësohet si një roman intrigues i futbollit ndërkombëtar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.