Sfida ndaj Izraelit, De Biasi: Barazimi nuk më kënaq, kërkojmë fitoren

0
SHPËRNDAJE

14976699_1741530476173003_6293879097510311042_oNë prag të përballjes mjaft të rëndësishme kundër Izraelit e cila mund të jetë përcaktuese për objektivat e Përfaqësueses Shqiptare në Eliminatoret e Botërorit, trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi deklaron se barazimi nuk është një rezultat i pëlqyeshëm duke shtuar se fakti që futbollistët e tij kërkojnë më shumë se vendi i 3-të është pozitiv pasi tregon se kjo skuadër kërkon gjithnjë e më shumë, teksa pranon se dhe vetë ai nuk do ishte dakord me këtë pozicion.

“Ne luajmë gjithnjë për fitore, në këtë pikë nuk ka diskutime, askujt nuk i pëlqen të barazojë, pavarësisht fjalëve paraprake që mund të thotë një trajner. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë mundësitë që do të na paraqiten. Më vjen mirë që lojtarët nuk janë dakord me vendin e 3-të kjo tregon se ata kërkojnë gjithnjë më shumë nga vetja, as unë personalisht nuk jam i kënaqur me këtë pozicion. Megjithatë jam i parimit që më shumë duhet të flasim në fushë. Nuk duhet të kënaqemi me veten, por të synojmë gjithnjë rritjen e mëtejshme si skuadër. Përsa i përket sigurisë, nuk ka asnjë problem, pasi mendoj se siguria është maksimale si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.”

Kapiteni Ansi Agolli thekson se skuadra është plotësisht e përqëndruar tek ndeshja duke pohuar se objektivi i kuqezinjve në këtë takim është marrja e pikëve maksimale, pra 3-pikët.

Kombëtarja Shqiptare vjen në këtë sfidë me 6 pikë të grumbulluara, teksa më pas e pret një kalendar i vështirë ku do të zhvillojë 4 ndeshje në transfertë dhe dy në shtëpi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.