Sfida ndaj Kukësit, Agostinelli rrokadë të detyruar në mbrojtje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ditmar Bicaj pas fitores së Partizanit në Kukës
Ditmar Bicaj pas fitores së Partizanit në Kukës

Superiorja/ Partizani do të luajë ditën e hënë një ndeshje tepër delikate ku do të përballet me Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Për këtë sfidë ku do të kërkohet me patjetër fitorja, trajnerit Agostinelli i duhet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje nga ndeshja e fundit ku të kuqtë fituan ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0. Mungesa e madhe ne mbrojtje do të jetë ajo e Ditmar Bicajt. Lojtari ka plotësuar numrin e 3 kartonave të verdhë në sfidën ndaj shkodranëve, duke humbur kështu ndeshjen e ardhshme që është ndaj një kundërshtari tepër të fortë si Kukësi.

Sodiq Atanda
Sodiq Atanda

Por nuk ka vetëm lajme të këqija për trajnerin italian, teksa tashmë është rekuperuar edhe Sodiq Atanda. Mbrojtësi nigerian ka lënë pas dëmtimin në pulpë dhe pritet të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar qysh nga minuta e parë. Ndërkohë një alternativë për mbrojtjen është edhe Franc Veliu, i cili tashmë duket në formë optimale duke lënë pas vështirësitë që ka patur në fillimet e këtij sezoni. Ndërkohë lajmet e fundit që vijnë nga kampi i kuq flasin për një largim të mundshëm të Ditmar Bicajt në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton Sport Ekspres, lojtari ka oferta nga Kuvajti ku një ekip atje është shumë i interesuar për shërbimet e mbrojtësit shtatlartë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.