Sfumohet pista Oscar, Juventus hidhet për fantazistin e Arsenalit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSerie A/ Juventus duket mjaft aktiv në këtë merkato. Edhe pse deri tani ka siguruar shërbimet 3 lojtarëve mjaft cilësorë si Khedira, Dybala dhe Mandzukic, drejtuesit bardhezinj janë në kërkim edhe të një fantazisti. Emri më i përfolur ishte ai i brazilianit të Chelsea, Oscar, por duket se tratativat për këtë lojtar kanë ngecur.

Lojtari kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar tek kampionët italianë, por kur tratativat ishin drejt mbylljes, është Hoze Mourinho ai që ka ndërhyrë. Trajneri portugez e ka bindur lojtarin se është në qëndër të projektit të bluve të Londrës, dhe për këtë arsye e dëshiron në ekip. Oscar, i cili po përflitej gjithmonë e më shumë për një transferim tek Juventus, ka bërë prapakthehu pikërisht nga fjalët që i ka thënë Mourinho, i cili e pengoi këtë transferim.

imageDuket se dështimi për të marrë në ekip fantazistin brazilian nuk i ka stepur drejtuesit e Juves, përkundrazi ata e kanë kthyer vëmëndjen drejt një tjetër objektivi në Premier League. Tashmë Marotta po monitoron nga afër situatën e Mesut Ozil tek Arsenal. Bardhezinjtë duan me patjetër që të transferojnë në ekip një fantazist, dhe për këtë gjë po shohin çdo alternativë të mundshme. Ozil do të ishte një transferim perfekt, duke parë aftësitë që ka lojtari i kombëtares gjermane në pasimin e fundit. Për Ozil mund të bëhet një ofertë deri në 45 milion euro, dhe për lojtarin ështe gati numri 10 në fanellë.

imageGjithashtu Beppe Marotta ka shprehur interesim edhe për Ezequiel Lavezzin e PSG. Bardhezinjtë kërkojnë t’a rikthejnë në Itali argjentinasin, dhe për këtë gjë ka nisur kontaktet me kampionët francezë. Duket se kjo merkato do të jetë e gjatë për Juventus, që mesa duket kërkon që këtë sezon të triumfojë në Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.