Sfumohet pista Romagnoli, Milan hedh sytë drejt Garay

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Adriano Galliani duket se është lodhur nga saga e telenovelës që po mban emrin e mbrojtësit te Romës, Romagnoli. Drejtuesi i lartë kuqezi tashmë po mendon për një tjetër levizje. Administratori i deleguar i Milanit duket se e ka hedhur vështrimin drejt mbrojtësit argjentinas Ezequiel Garay. Mbrojtësi që aktivizohet tek Zeniti në Rusi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, ku edhe Milan është një nga ekipet që së fundmi që kërkon shërbimet e tij. Kuqezinjtë janë të gatshëm për të ofruar 25 mln euro në drejtim të argjentinasit, duke bërë kështu që të sfumohet pista Romagnoli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.