Shameti: Kishim ardhur për një pikë, edhe me gjyqtarë të huaj treguam se Partizani gabon që na akuzon se fitojmë me gjyqtarë

0
SHPËRNDAJE

Qendërmbrojtësi i Kukësit Ylli Shameti shënoi një autogol, por ishte vendimtar edhe te goli i shënuar nga verilindorët dhe luajti shumë mirë, duke shtrënguar dhëmbët, për një dëmtim. Pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, u shpreh se ekipi i tij kishte ardhur për një pikë, ndërsa theksoi se edhe me gjyqtarë të huaj tregoi se Partizani gabon që na akuzon se fitojmë me gjyqtarë.

“Kishim ardhur për një pikë, prandaj duhet të gëzohemi, sepse kishim përballë një rival direkt. Partizani është një ekip shumë cilësor, por nuk na ka mundur asnjëherë këtë sezon dhe kjo ka shumë rëndësi. Eshtë e qartë që edhe mund të fitonim, por edhe një pikë është shumë mirë.

“Forma fizike? Kisha një dëmtim që nga ndeshja e Teutës, por janë ndeshje ku duhet të sakrifikosh dhe të japësh maksimumin. Për fat, rezistova deri afër fundit. Tani të shohim kontrollet mjekësore, shpresoj që të mos jetë dëmtim serioz. Fizikisht jemi mirë, por ishte një ndeshje stresuese, presioni ishte i madh, prandaj edhe nuk ishte ndeshje shumë e mirë për ne, prandaj mendoj se barazimi ishte mirë për ne.

“Rivalët? E kam thënë edhe më parë që në çdo ndeshje duhet marrë maksimumi dhe duhet luftuar njësoj, që nga Korabi, që na ka marrë dy pikë tepër të rëndësishme, dhe deri te vendi i dytë, kushdo qoftë.

Jam i kënaqur sepse edhe me gjyqtarë të huaj treguam se Partizani gabon që na akuzon se fitojmë me gjyqtarë. Morëm rezultat në Tiranë, jemi ende të parët, nuk kemi humbur ende, prandaj besoj se e meritojmë kreun. Tani kemi edhe 4 ndeshje, ajo kundër Skënderbeut në Kukës do të jetë ajo që do të vendosë fatet e titullit”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU