Shani Tarashaj gol në fitoren e Zvicrës

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj vazhdon të befasojë me formën e tij të shkëlqyer. Pas shumë golave në kampionat, sulmuesi i Grasshoper ka shënuar edhe në arenën ndërkombëtare. Tarashaj ka shënuar golin e fitores për ekipin e Zvicrës U-21 në ndeshjen kualifikues për Euro U-21 përballë Kazakistanit, e cila përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Zvicrës. Sulmuesi me kombësi shqiptare ka shndërruar në gol një 11-metërsh në minutën e 85′, duke i dhënë kështu 3 pikët e para ekipit të tij.
image
Shani Tarashaj është edhe një kandidat për të veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, por deri më tani ai ka vendosur të qëndrojë të paktën tek ekipet e moshave Zviceriane. Gjithashtu në këtë takim u aktivizuan edhe mbrojtësi Hadërgjonaj dhe sulmuesi Florian Kamberi, që të dy shqiptarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.