Shani Tarashaj i dërgon “zile” De Biazit nga Zvicra

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shqiptaria/ Një yll i ri i futbollit shqiptar duket se po lind në Zvicër. Bëhet fjalë për sulmuesin 20 vjeçar, Shani Tarashaj, i cili po mahnit me paraqitjet e tij nga ndeshja në ndeshje. Tarashaj është pjesë e ekipit të Grasshoper, dhe në këtë sezon ka shënuar tre gola në po kaq ndeshje. Ai shënoi edhe një dopietë në ndeshjen e së dielës përballë ekipit të Zurich, ku aktivizohet edhe shqiptari tjetër Armando Sadiku.

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj

Sulmuesi 20 vjeçar ishte protagonisti kryesor në këtë sfidë, teksa shfaqi të gjithë potencialin e tij. Duke parë formën e tij të mirë, mund të vijë edhe ndonjë ftesë nga kombëtarja kuqezi, pasi trajneri De Biazi e ka si epiqendër kampionatin zvicerian, dhe nuk lë që t’i shpëtojnë të tillë lojtarë nga duart e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.