Shaqiri: “Luajmë për fitore, kam respekt për Shqipërinë”

0
SHPËRNDAJE

Pavarësisht zgjedhjes së bërë dhe artikujve mediatike, duket se Xherdan Shaqiri nuk e harron dot Shqipërinë. Lojtari i Zvicrës ka dhënë një intervistë për SuperSport në Lens një ditë para përplasjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët.

image Nga emocionet në hedhjen e shortit, te marrëdhëniet me futbollistët kuqezi dhe tek festa nëse i shënon Shqipërisë. Përtej respektit për bashkëkombasit e tij 24-vjecari kërkon fitoren ndaj formacionit të De Biasit.

“Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e vecantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi. Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne. Kam respekt për Shqipërinë sepse e dime nga e kemi vendlindjen. Europiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.