Shaqiri “snobon” Shqipërinë dhe beson tek mrekullia

0
SHPËRNDAJE

Xherdan Shaqiri beson tek mrekullia.. Kështu mund t’i vihet titulli fjalëve të Xherdan Shaqirit përpara Europianit “Francë 2016” që fillom ditën e nesërme.

Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri

Shqiptari që luan për Kombëtaren e Zvicrës, shprehet se Greqia kampione e europës në vitin 2004 dhe Danimarka më 1992, e ben atë të besoj se Helvetët mund të jenë surpriza e këtij europiani. Sipas SuperSport, Shaqiri u shpreh se ai dhe shokët e tij janë të bindur se do të bëjnë mirë në këtë kompeticion.

“Ndihem në formë të mirë fizike. Besoj se Zvicra mund të shkojë më larg nga cka mund ta kenë parashikuar njërëzit. Në të kaluarën dy skuadra jo me shumë emër sic janë Greqia dhe Danimarka, kanë arritur të dalin triumfues nga ky kompeticion, nuk them se ne do të dalim kampion, por jemi një skuadër e cila nuk duhet nën vlerësuar”.

Më tëj Shaqiri flet dhe për rivalët e tij në grup. Sulmuesi shmangu komentet për Kombëtaren e Shqipërisë dhe foli vetëm për favoritët e këtij edicioni, Francën. Sipas tij Gjelat janë favorit për të marrë kryesimin e grupit, por shton se Zvicra do të bëjë maksimumin që të kaloje bashke me gjelat.

“Është një grup i vështirë, nga ku sigurisht që Franca është favorite për të marrë kreun e grupit. Pavarësisht kësaj një gjë është e sigurt se skuadra ime do të kalojë më tej, e para ose jo këtë nuk di ta them.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.