Shehi: Ia dolëm me meritë, por nuk e kishim menduar të shkonte te penalltitë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, në prononcimin për SuperSport, tregoi se korçarët nuk e kishin menduar që përballja ndaj Mlada Boleslav do të vendosej me penallti. Ai zbuloi që penalltinë e parë donte ta gjuante mesfushori Gjergji Muzaka, por e mori vetë përsipër për t’i dhënë besim skuadrës.

“E kisha thënë disa herë dhe më vjen çudi pse u bë legjendë largimi im nga futbolli. Unë vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi, por presidenti Takaj më thirri dhe më bindi që të luaja edhe në Kupat e Europës. Jam stërvitur seriozisht dhe sot ia dolëm me meritë.

Ky është një kualifikim historik. Nuk e kishim menduar të shkonte te penalltitë, por nga eksperienca ime e gjatë dhe e dija se si goditen penalltitë. Ishte një plus përvoja që kisha. Ishte një kualifikim që e doja patjetër dhe ishte një revansh për eliminimin nga Chernomorets. Atëherë, ai eleminim më ngeli peng.

Penaltia e parë ishte e rëndësishme. Donte ta gjuante mesfushori Muzaka, por e mora unë për t’i dhënë pak besim skuadrës.

Fanellën? E dhurova. Shiritin e kapitenit ma mori Shakohoxha. Dorezat doja t’i ruaja nëse kjo është ndeshja ime e fundit. Shpresojmë të ecim akoma më shumë përpara”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU