Shehi: “Kthehemi më të fortë, titulli vjen tek ne”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Në mungesë të trajnerit Mirel Josa, në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes kundër Lacit për Kupën e Shqipërisa ka dalë portieri durrsak Orges Shehi. Gardiani bardhekuq para mediave te interesuara u shpreh se Skenderbeu duhet te harroje sa me pare humbjen me Terbunit. Situata në renditje kur dy pikë është diferenca me Partizanin nuk e tremb portierin bardhekuq, që është i fokusuar tek kalimi në finale por edhe i bindur se titulli mbetet sërish në Korcë.

Orges Shehi
Orges Shehi

Shehi, Pas humbjes në ndeshjen kundër Tërbunit, si është psikologjikisht Skënderbeu?

“Unë do të thoja që pavarësisht asaj humbje që na erdhi shumë e papritur dhe vetë jemi fajtorë sepse ndoshta deri diku e morëm pak lehtë. Si pasojë e kësaj kemi qënë të mërzitur por që duhet të qetësohemi disi pasi kemi ende ndeshje për të luajtur dhe të tjera sfida na presin përpara dhe nuk duhet të qajmë atë që ka kaluar pasi ndeshja tjetër vjen shumë shpejt.”

Skënderbeu qëndron dy pikë para por tifozët janë pesimistë pas asaj humbje. si e shpjegoni?

“Unë jam këtu për të folur në emër të grupit dhe e them me bindje të plotë se grupi nuk është aspak pesimist. Normalisht jemi të mërzitur disi nga ajo që ka ndodhur por pesimizëm nuk ka mes nesh. Kampionati është një garë e gjatë kështu që ne duhet të vazhdojëm të marrim ndeshjet akoma më seriozisht dhe duke qënë me objektiva konkretë jemi të bindur se do të bëjmë mirë.”

Sigurisht që pas kësaj ndalese të papritur titulli është vënë në dilemë.E fiton titullin Skënderbeu?

“E fitojmë titullin, por duke lënë pas paraqitjet e shëmtuara si ajo në ndeshjen kundër Tërbunit që jam i sigurt se nuk ka për të ndodhur më. Titulli është në këmbët tona dhe nuk ka pse ta vemë në dyshim.”

Nesër vjen Laci, një ndeshje e vështirë apo jo?

Normalisht është gjysëmfinalja e kupës së Shqipërisë dhe detyrimisht që është një ndeshje e vështirë. Ndoshta Laci vjen pak më avantazhuar pasi ka bërë atë fitore 1-0 ndeshjen e parë, por ne jemi të vendosur që do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën tonë për të synuar kalimin në finale.”

Mbeten  për t’u shënuar dy gola. Ju duket pak mision i vështirë?

Unë e thashë edhe më sipër që mbetet një ndeshje e vështirë pasi Lacci ka fituar minimalisht takimin e parë. Kupa është një kompeticion i veccantë pasi nuk është e përcaktuar vetëm nga fitoret por edhe nga golat në fushën kundërshtare. Por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar Laçin.”

Tani që e keni komplikuar disi kampionatin vijon të mbetet objektiv i rëndësishëm kupa?

“Nga fatkeqësia që i ka ndodhur trajnerit Josa nuk ka qënë i pranishëm këtë javë në stërvitje dhe nuk e di se ccfarë idesh mund të ketë trajner. Por unë jam i bindur se kushdo të luajë këtë takim do të jetë i aftë të tentojë kualifikimin pasi jo më kot jemi të gjithë tek Skënderbeu, pasi jemi lojtarë cilësorë të gjithë.”

Jeni nga më të vjetrit e ekipit keni fituar pesë tituj a mendoni se ky do të jetë më i vështiri?

Jo, nuk mendoj kështu. Kemi qënë në situata më të vështira pot a shohësh në total kemi qënë më keq në vite të tjera. Na ndodhi kjo humbje e shëmtuar me tërbunin por fatmirësisht kemi pikët në dispozicion dhe jemi në vendin e parë. Po, por humbja juaj i ka dhënë shumë zemër Partizanit… Nuk dua të merem fare me kundërshtarët. Di që kemi bërë keq javët e fundit pasi nuk kemi qënë ata që duhet të ishim. Por jemi të mobilizuar për të kthyer sërish në momentin tonë dhe të vijë kthesa menjëherë.”

Skënderbeu humb tre ndeshje radhazi. Cfarë ka ndodhur me ju?

Situata të tilla ndodhin dhe janë të pranishme gjithmonë në një kampionat. I ndodh ccdo ekipi në botë. Ndoshta ky është moment jonë i keq, moment jo. Fatkeqësisht na ndodhi në fudn ta kampionatit shumë pak javë nga fundi por shansi jonë është që kishim pikët në avantazh dhe duke qënë kështu të dhemb më pak. Kampionati është i vështirë deri në fund… Nuk ka rëndësi për ne se ku luajmë por duhet të përqëndrohemi njësoj tek të gjithë kundërshtarët duke mos toleruar në asnjë minutë të takimit.”

Kualifikimi në finale do të jetë autokritika e juaj?

Autokritika jonë është rikthimi i Skënderbeut të vërtetë. Është e sigurt që do të kthehemi pasi kemi forca dhe eksperiencën e duhur, plus dhe ajo që ndodhi nuk u bë dramë nga drejtuesit e klubit, dhe për këtë arsye duhet të kthehemi sërish të jemi Skënderbeu i vërtetë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.