Shehi: Lilaj e ka bërë golin? Për Skënderbeun është një arritje shumë e madhe

0
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi ka çuditur të gjithë në fund të ndeshjes kur përgëzoi mesfushorin Afrim Taku për golin e parë të shënuar kundër Kairat.

“Kjo ishte për meritë të mesfushorit Taku”, tha kapiteni i Skënderbeut në prononcimin për “SuperSport”, para se të korrigjohej nga gazetarët se golin e kishte shënuar dikush tjetër, mesfushori Sabien Lilaj.

“Pse mesfushori Lilaj e ka bërë golin? Nuk paska pasur faj që është ngatërruar Ylli Aga, edhe aty ku isha unë mendova se e ka bërë mesfushori Taku”, u shpreh i çuditur portieri i korçarëve.

“Unë mendoj që është një arritje se vijmë pas një viti shkëputje, sidomos përballë një ekipi shumë të fortë. E treguam që jemi po ai Skënderbeu i rekordeve, me shpirt garë dhe që beson shumë të aftësitë e tij”.

“Nga eksperienca e di që nuk duhet të rrish në mbrojtje si boksieri, që po të rrish në mbrojtje pastaj përfundon që e merr një goditje”.

“Kemi luajtur si të barabartë, në asnjë moment nuk ishim në vështirësi, përveç minutave të fundit, përballë një ekipi si Kairati që ta imponon respekt”.

“E thashë edhe në konferencë për shtyp, nuk menduam më parë për të. Sot do të festojmë ndërkohë që nesër dhe pasnesër të mendojmë për ekipin e radhës”.

“Me këto paraqitje që kemi bërë, besoj se jemi në rrugën e duhur. Ndoshta ka nevojë për përmirësime, nuk e di a është e mundur, nëse klubi i Skënderbeut ka kohën e duhur për merkato, por besoj se kemi një grup të mirë”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.