Shehi : Pika më kulmore për mua dhe Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Padyshim është momenti më kulmor i karrierës time. Por mbi të gjitha është një arritje e madhe për Skenderbeun dhe kjo është më e rëndësishmja. Shpresojmë që të kemi fat në short, për ta vazhduar ëndrrën e Champions”. Tepër i emocionuar është shfaqur Orges Shehi, pas ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Milsamit, që i garantoi kampionëve të Shqipërisë, minimumi pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Megjithëse do të tentohet edhe hyrja në grupet e Champions League, gjë për të cilën në radhë të parë duhet kaluar “play-off”-i i 18 gushtit.
gesPortieri durrsak 37-vjeçar ka qenë një nga pikat e forta, në mbajtjen të paprekur të protës, gjatë 180 minutave ndaj kampionëve të Moldavisë: “Jam shumë i lumtur dhe nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë arritje. E kemi nisur me shumë probleme në aspektin sportiv punën te Skenderbeu, por ky kualifikim është një shperblim për të gjithë mundin dhe punën e kryer”, ka thënë gardiani, duke iu referuar edhe viteve të para në rradhët e korçarëve, që nuk kanë qenë fort të lehta. I pyetur nëse është maja më e lartë që ka prekur ndonjëherë në karrierën e tij, Shehi ka theksuar: “Po, mendoj se ky është momenti më i mirë i karrierës time futbollistike. Jam në një rini të dytë, kjo falë edhe skuadrës dhe paraqitjeve që kemi bërë të gjithë lojtarët në mënyrë unanime”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.