Shënkolli një pikë larg historisë, feston edhe Tomori

0
SHPËRNDAJE

Kur kane mbetur vetem dy takime nga perfundimi i kampionatit te Kategorise se Dyte, po duket se te pakten grupi A e ka mesuar tashme kampionin e vet me Shenkollin e Lezhes qe po kalon nje forma fantastike dhe me vetem nje pike (pret Egnatian dhe i shkon Luzit) siguron edhe matematikisht ngjitjen ne Kategorine e Pare, nje arritje per tu vleresuar per nje ekip qe tashme nuk mund te vazhdoje te quhet me modest. Nderkaq, Kevitan jo vetem eshte mundur 1-0 ne Vore, por eshte arritur ne rendtije edhe nga Partizani B qe kerkon ngjitjen me lart permes ndeshjeve play-off.

Ne grupin B Tomori kryesues ka ruajtur diferencen prej tre pikesh nga Naftetari i Kucoves qe edhe pse ka fituar 6-2 ndaj Delvines, ka qene me shume i interesuar ne ndeshjen ne Billisht me vendasit qe u dorezuan pa kushte para beratasve me rezultatin 0-4. Tomori pret Orikumin dhe udheton drejt Gramozit, ndeshje te cilat beratasin pretendojne pike te plota per te diskutuar me pas finalen e trofeut me Shenkollin.

13090362_10153465309331770_1397577031_n 13081855_10153465309291770_379379549_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.