Shënon Gashi, gol me vlerën e tre pikëve! (video)

0
SHPËRNDAJE

I është dashur të presë deri në ndeshjen e pestë për të gjetur golin e parë në kampionatin amerikan (MLS) por ka qenë një gol me rëndësi të madhe, gol që i dha Colorado Rapids fitoren 1-2 në një fushë të vështirë si ajo e Sporting Kansas City. Me këtë fitore Rapids ngjitet në vendin e katërt. Gashi luajti deri në minutën ’89 duke bërë një paraqitje mjaft pozitive, madje te rasti i golit ishte vetë futbollisti shqiptar që i vodhi një top mbrojtjes, pasoi te shoku i skuadrës që goditi traversën dhe aty u gjend Gashi që me qetësi e dërgoi topin në rrjetë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.