Shensoj: Beshiktash favorit, por jo gjithmonë fitojnë më të mirët

0
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Bylisit në Superligë, Naci Shensoy ka dhënë një intervistë për një gazetë turke në prag të ndeshjes Skënderbeu-Beshiktash. Ai është një njohës i mirë i skuadrës Korçare, pasi është ndeshur disa herë me të kur ka qënë trajner i Bylis dhe Kukësit. Ai bën një rezyme teksa vlerësoj Skënderbeun, por nuk ngurron të cilësojë se favorit për këtë ndeshje është ekipi turk i Beshiktash.

Naci Shensoy
Naci Shensoy

“Fakti që Kombëtarja e Shqipërisë është kandidate serioze për t’u kualifikuar në Euro 2016 dhe që kampioni i pesëfishtë rradhazi Skënderbeu merr pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të Europa League, është indicje se futbolli shqiptar po tregon trendin e ngritjes në Europë. Por në anën tjetër kundërshtar është gjigandi turk i Beshiktash, i cili ka një eksperiencë të madhe pasi më parë ka luajtur edhe në Champions League, por edhe në Europa League.”

“Këtë sezon Beshiktashi u fuqizua akoma më shumë me ardhjen e Mario Gomez dhe Ricardo Quaresmës dhe është një pretendent serioz për të fituar kampionatin e Turqisë. Përsa i përket ndeshjes me Skënderbeun, nuk ka asnjë dyshim që ekipi i Beshiktash është favorit, por nuk duhet harruar që në futboll jo gjithmonë fitojnë favoritët”,- ishin fjalët e ish-trajnerit të Bylis dhe Kukësit Naci Shensoy.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.