Sherr në Pukë, tifozët e kuq shpërthejnë ndaj policisë

0
SHPËRNDAJE

12029153_10153558678507254_1562131408_n

Ka patur incidente në fundin e sfidës midis tifozëve të kuq dhe forcave të rendit. Sherri ka nisur pasi tifozët e kuq po tërhiqnin banerin e tyre dhe forcat e rendit kanë dashur të ndalojnë veprimin e tyre. Kaq ka mjaftuar dhe mes palëve ka pasur përplasje. Aty kanë ndërhyrë edhe drejtues të kuq si Genc Tomorri, ndërkohë që edhe futbollistë si Bicaj, Sukaj dhe Ibrahimi i janë gjendur në krah tifozëve të tyre. Madje Sukaj ndërhyn deri lartë në shkallët e stadiumit. Sukaj ka deklaruar në SuperSport: “Ishte një incident i vogël, policia kishte dash të tërhiqte banderolën e Guerrilsave, ku tifozët tonë pretendonin që mos të terhiqnin policët banderolat pasi ata s’po bënin rrëmujë. Por janë gjëra që ndodhin dhe këtu s’mund të fajësojmë asnjë pal. Unë shkova për të ulur gjakrat,, pasi edhe ndeshja kishte përfunduar.”
212064420_10153558678777254_1846721925_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.