Sherr tek Kukësi-Tërbuni, Peqini-Brahja përplasen me drejtuesit kuksianë

0
SHPËRNDAJE

Kukësi dhe Tërbuni kishin planifikuar që dje të zhvillonin një ndeshje miqësore në Pezë, e cila do të ishte e fundit për të dyja ekipet në këtë periudhë përgatitore verore, pasi, pas një jave, nis sezoni i ri në Kategorinë Superiore.
Emërtesa e takimit ishte miqësore, por realiteti tregoi të kundërtën, pasi ka shpërthyer një sherr mes dy ish-lojtarëve të Kukësit, që luajnë në radhët e Tërbunit, dhe një zyrtari të klubit kuksian. Sherri kishte të bënte me mbrojtësit Roland Peqini dhe Julian Brahja, si dhe përfaqësuesit të Kukësit, Naim Halili.

Brahja dhe Peqini kur ishin pjesë e Kukësit
Brahja dhe Peqini kur ishin pjesë e Kukësit

U desh ky takim që palët të lanin hesapet e vjetra mes tyre. Sherri nuk lindi spontanisht, por ishte një rezultante e fjalëve, që palët kishin thënë pas largimit të dy lojtarëve nga Kukësi. Pjesa e parë nuk ishte e qetë, pasi loja u karakterizua nga ndërhyrje të rënda mes lojtarëve. Në minutën e 34-t Mici shkakton një faull ndaj Gërxhos dhe gjyqtari akordon goditje dënimi. Mici nervozohet dhe replikon me arbitrin, duke i thënë: “Andej nuk jep faull, këtej jep”. Më pas Mici e gjuan topin jashtë vijave. Arbitri nuk e fal dhe e ndëshkon me karton. Shkëndijë për fillimin e sherrit u bë aktivizimi i mbrojtësit Peqini në rradhët e Tërbunit pjesën e dytë. Sapo mbrojtësi hyn në fushë u dëgjua një zë nga tribuna. Zyrtari i klubit kuksian ka provokuar lojtarin me një batutë ironike.
image
Peqini i irrituar kthehet dhe shan Halilin të cilin e kishte akuzuar edhe më parë, ndonëse nuk ja kishte lakuar emrin. Por dje lojtari nuk duroi më dhe braktisi lojën, ku për disa minuta ofendoi si dhe e akuzoi kështu Halilin : “Ti je ai që ke u bërë pazare me lojtarët”. Më pas, Julian Brahja, shok ekipi me Peqinin tek Kukësi dhe tashmë tek Tërbuni lë ndeshjen dhe vazhdon debatin e ndezur. Brahja fillimisht shan pjesëtarin e skuadrës kuksiane dhe më pas shkon për t’a goditur: “Pse na ke përgojuar, pse ke folur për ne? Ti nuk ke lidhje me sportin”, i është drejtuar mbrojtësi Naim Halilit. Të pranishmit, më tepër ish shokët e skuadrës te Kukësi si Malota dhe Hasani e kanë ndalur Brahjen që të mos përplaset fizikisht me Halilin. Takimi u mbyll me fitoren 1-0 të Kukësin falë golit të Ramës në minutën e 75′. /Panorama Sport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.