Sherri në rrugë çon në burg lojtarin e Feyenoord

0
SHPËRNDAJE

elia-voelt-zich-steeds-belangrijker-worden-feyenoord
Eljero Elia

Eljero Elia, ish-mesfushori i Werder Bremen i cili tashmë luan te Feynoord Rotterdam, duhet të kalonte një natë në burg pas një sherri banal gjatë mëngjesit të së premtes së kaluar. Kështu shkruajnë mediet holandeze, teksa raportojnë se policia e ka mbajtur gjatë gjithë ditës për të kryer investigimet e duhura.

Një 26-vjeçar nga Delft, i cili humbi ndjenjat për një moment, duhet të shoqërohej për ë spital, pasi kishte thyer edhe hundën. Një nga të dyshuarit është edhe Elia, i cili ka luajtur së fundmi në Bundesliga me Hamburg dhe Werder Bremen, para se të rikthehej në Holandë te ekipi i Feynoord. Nuk është hera e parë që Elia dyshohet për dhunë. Në vitin 2008 mori një gjobë për të njëjtën arsye./Gazeta Dyrrah

S'KA KOMENTE

Comments are closed.