Sheta duhet të kalojë “Adriatikun” për të shkuar në detin “Jon”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Mbrojtësi Arjan Sheta mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit, por ende duket se ka një problem rreth transferimit të tij tek ekipi vlonjat. Pasi ka hedhur firmën mbi kontratë drejtuesit e klubit i kanë kërkuar mbrojtësit që të zgjidhë problemet me ekipin e Teutës, e cila e ka akuzuar Shetën si një “bukëshkale” pas largimit të tij të menjëhershëm nga skuadra pas arritjes së akordit moral që kishte arritur me drejtuesit e klubit durrsak.

imagePas largimit nga Laçi, mbrojtësi u bashkua me ekipin durrsak por ditët e fundit ai u largua papritur nga grumbullimi i ekipit dhe firmosi një kontratë në Vlorë me ekipin e Flamurtarit. Kjo gjë la një shije të hidhur tek drejtuesit e ekipit të Teutës, teksa edhe drejtuesit e skuadrës kuqezi tashmë i kërkojnë mbrojtësit Arjan Sheta që të zgjidhë problemin me ish-ekipin e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.