Sheta mbetet “durrsak”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Teksa pritej që Arian Sheta t’i bashkohej ekipit të Flamurtarit në stërvitje, ka ardhur edhe një tjetër levizje e çuditshme dhe e papritur. Pas sqarimit të çështjes së tij me drejtuesit e klubit durrsak, dhe kur u zyrtarizua si lojtar i ekipit kuqezi të Flamurtarit mbrojtësi ka vendosur të rikthehet tek Teuta. Një lëvizje krejt e papritur kjo pasi pak ditë më parë lojtari vendosi t’i bashkohej skuadrës vlonjate për sezonin e ri, por hasi në pengesën e skuadrës së Teutës me të cilën mbrojtësi kishte lidhur një kontratë morale me ta, sipas këtyre të fundit. Përfundimisht duket se Sheta ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij tek “Djemt e Detit”.

imageKëto lëvizje të tilla tashmë në futbollin tonë janë shtuar vërtet shumë. Lojtarët nuk po dijnë më se çfarë duan dhe arrijnë marrëveshje ke disa ekipe dhe përfundojnë tek disa të tjera. Këtu nuk është vetëm rasti i Shetës që nga Teuta shkoi tek Flamurtari dhe më pas u kthyer sërisht në Durrës, por edhe i shumë lojtarëve të tjerë. Sajti ynë duke e ndjekur hap pas hapi këtë ngjarje, ka qënë si një makinë në rrugën e Krrabës, e cila ka shumë kthesa. Ne kemi dhënë shpesh informacion se lojtari u transferua në Vlorë, dhe tashmë duket se përfundimisht ai do të vijojë në Durrës karrierën e tij. Ne gjithmonë duam të jemi të parët në ato lajme që ne transmetojmë, ndaj edhe ky lajm ka qënë kontradiktor disa herë për vetë faktin se në çdo rast që ne e kemi raportuar ka qënë i vërtetë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.