Sheta-Morina-Kërçiku, goditja treshe e Flamurtarit?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Merkato e kategorisë Superiore po futet në një fazë mjaft të nxehtë. Shumë lojtarë që sot arrijnë akordin me një ekip, nesër mund të përfundojnë tek një ekip tjetër. Edhe Flamurtari është përfshirë në këtë valë merkatoje, teksa pas dëmtimit të Debatik Currit drejtuesit vlonjatë tashmë duket se po kërkojnë si zëvëndësim mbrojtësin aktual të Teutës, Arian Shetën. Mbrëmjen e djeshme u përfol edhe që Sheta kishte arritur një akord me ekipin e Kukësit, por tashmë në garë për shërbimet e tij është futur edhe klubi i Flamurtarit që ka nevojë urgjente për një mbrojtës qëndre.

imageGjithashtu Flamurtari duket se është edhe pranë dyshes Morina-Kërçiku. Prej kohësh të dy ish-futbollistët e Tiranës përfliten se do të jenë pjesë e vlonjatëve për sezonin e ri, por ende palët nuk kanë bërë asgjë zyrtare. Mësohet se midis tyre ka patur dhe vazhdojnë bisedimet, dhe palët janë pranë një akordi mes tyre. Sëbashku me Shetën dy ish-lojtarët bardheblu mund të jenë goditja treshe e Flamurtarit në këtë merkato, ku në të cilën vlonjatët kanë qënë mjaft aktivë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.