Shiriti bëhet çështje, kapiteni i ri pritet të zgjidhet me votim

0
SHPËRNDAJE

kombtarja

Largimi i Lorik Canës, ja kush mund të jetë pasuesi te kuqezinjtë

Tërheqja e Lorik Canës ngaKombëtarja ka rikthyer çështjen e shiritit të kapitenit te
kuqezinjtë. Për liderin e ri të Shqipërisë ka disa dilema, kjo edhe për faktin se gjatë
ndeshjeve miqësore para Europianit vetë De Biazi nuk ka qenë i bindur totalisht për lojtarin që do të mbajë shiritin.

Fillimisht u mendua se do të jetë Elseid Hysaj kapiteni i ri kuqezi, por kur Cana mungoi
në ndeshjet ndaj Francës dhe Rumanisë në Europian, shiritin e mori mbrojtësi me më
shumë ndeshje, Ansi Agolli.

I pyetur dje nga “Panorama Sport” se kush do të jetë kapiteni i ri i Kombëtares, trajneri De Biazi nuk dha një përgjigje konkrete. “Do ta vendosim gjatë ditëve të grumbullimit para miqësores me Marokun”,u shpreh italiani i pankinës. Gjithsesi, gazeta mëson se kjo çështje pritet të zgjidhet me një votim në skuadër.

Kjo duket se është mënyra më e mirë për momentin, për të mos prishur ekuilibrat, edhe pse burime pranë stafit teknik tregojnë për gazetën se të preferuarit e De Biazit janë katër lojtarë.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Ansi Agolli, Elseid Hysaj dhe Mërgim Mavraj, si dhe mesfushorin
Ledian Memushaj. Sipas të gjitha gjasave, kapiteni i ri kuqezi do të jetë njëri mes Agollit
dhe Hysajt. Kapiteni i ri pritet të mësohet që sot, kur dhe do të zhvillohet stërvitja e fundit në prag të ndeshjes me Marokun.

Nëse do të merret parasysh vjetërsia në Kombëtare, e padiskutueshme është se i takon Agollit nga grupi aktual i lojtarëve./PanoramaSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.