Shkarkohet zotëria 3.2 millionësh

0
SHPËRNDAJE

jurgen-klinsmanns-brutally-honest-quote-about-his-teams-chances-at-the-world-cup-is-exactly-what-us-soccer-needs
Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann nuk do të jetë më tranjer i ekipit përfaqesues të SHBA-së. Presidenti i Federates Amerikane te Futbollit, Sunil Gulati, i komunikoi ditën e hënë shkarkimin teknikut Klinsmann. Motivi i këtij shkarkimi ishte rezultatet dhe paraqitja e dobët në eleminatoret e Kupës së Botës ‘Rusia 2018’, ku skuadra amerikane rrezikon mos-kualifikimin.

Drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Bruce Arena, tranjeri i Los Angeles Galaxy. Tekniku Arena u shpeh se:

“Ne mbetemi të bindur që kemi lojtarët e duhur që do të ndihmojnë ekipin për të avancuar drejt kuailifikimit për në Botërorin Rusia 2018. Këtë e mbështes te rritja e lojës së ekipit. Ndeshja e ardhshme kualifikuese është në fundin e muajit mars dhe kemi disa muaj kohë për të rifokusuar grupin dhe përcaktuar mënyrën më të mirë të lojës tonë në mënyrë që të sigurojmë kualifikimin për në Kupën e Botës”.

Në këtë vendim duket se ka ndikuar humbja me Meksikën në shtëpi që është e para që nga viti 1972, por edhe humbja në Costa Rica që nuk ndodhte prej 36 vitesh. Klinsmann udhëhoqi USA-n në 55 fitore, 27 barazime dhe 16 humbje. Gjithashtu ai ka qenë trajneri më i paguar në historinë e futbollit amerikan me një pagë prej 3.2 milion dollarësh.

Albano Kolonjari

S'KA KOMENTE

Comments are closed.