Shkëndija e Shkupi bien “tuç”, Renova në festë

0
SHPËRNDAJE

vardar shkendijaShkëndija e Tetovës u mund keq sot nga rivalët e Vardarit që shënuan tri herë në portën e tetovarëve që pësojnë humbjen e parë në këtë kampionat.

Të njëtin fat pati edhe Shkupi që u mund, por me rezultatin minimal 0-1 nga Rabotniçki, ndërsa Renova ishte e vetmja skuadër shqiptare që fitoi.

Renova luante në shtëpi me Makedonija GP, kundërshtar i lehtë në letër, të cilën bardheblutë e mundën me rezultatin 1-0 me golin e Adilit të shënuar në fund të takimit.

Vardar – Shkëndija e Tetovës 3 – 0
Golat: Gligorov 38’, Balotelli 59’, Kojaseviç 70’

Shkupi – Rabotniçki  0 – 1
Goli: Najdovski 28’

Renova – Makedonija GP 1 – 0
Goli: Adili 83’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.