Shkeli rregulloren, Tirana merr masa ndaj Smajlit

0
SHPËRNDAJE

Dritan Smajli
Dritan Smajli

Superiorja/ Pas dënimit që i bëri trajneri Ilir Daja mbrojtësit Dritan Smajli duke mos e grumbulluar në ndeshjen ndaj Kukësit, edhe drejtuesit kanë reaguar menjëherë. KF Tirana ka marrë sot një vendim për të gjobitur mbrojtësin Dritan Smajli. Futbollisti ka shkelur rregulloren e brendshme një dite para ndeshjes dhe për këtë motiv ai nuk u grumbullua nga trajneri në takimin me Kukësin. Sot lojtarit i është komunikuar vendimi i marrë nga klubi dhe nesër Smajli do t’i rikthehet përgatitjeve me skuadrën. Rregullorja e brendshme është pjesë e marrëdhënies që lojtarët kanë me klubin dhe duhet respektuar me korrektësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.