Shkëlqejnë Frosinone dhe Ajeti

0
SHPËRNDAJE

Arlind Ajeti
Arlind Ajeti

Legjionarët/ Arlind Ajeti ka dhënë një kontribut të madh në fitoren që skuadra e tij Frosinone arriti të marrë në përballjen me Udinesen. Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 2-0 teksa Arlind Ajeti ishte titullar duke luajtur për 90 minuta në këtë sfidë. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ishte një garanci në mbrojtjen e Frosinones teksa dhuroi një paraqitje shumë të mirë. Tashmë Ajeti është kthyer në liderin e prapavijës të kësaj skuadre teksa po luan gjithmonë si titullar javët e fundit. Falë kësan fitoreje, Frosinone rihap luftën për mbijetesë teksa tashmë afrohet akoma më shumë me Sampdorian dhe Genoan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.