Shkëlqejnë Memushaj dhe Pescara, Vajushi rikthehet titullar me fitore

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Vazhdon ecuria mjaft e mirë në Serie B për skuadrën e Pescarës. Ekipi ku luan edhe mesfushori Ledian Memushaj ka arritur të marrë një tjetër fitore me mjaft vlera duke mposhtur në shtëpi Barin me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra vendase ku kapiten është mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe që në fund sjell 3 pikë të çmuara në luftën për t’u ngjitur në Serie A.

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

Lapadula ishte njeriu kryesor në këtë sukses teksa shënoi dy herë dhe ishte ai që dha asistin për golin e tretë të shënuar nga ana e Caprarit. Ndërkohë goli De Luca shërbeu vetëm për barazimin e përkohshëm. Memushaj luajti sërish 90 minuta duke dhuruar një paraqitje të mirë. Me këtë fitore skuadra e Pescarës qëndron në vendin e tretë, por tashmë ka rekuperuar një pikë me vendin e dytë duke e çuar distancën në 5 pikë.

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Ndërkohë një tjetër lajm i mirë është rikthimi në formacion i Armando Vajushit. Sulmuesi shkodran ka lënë pas dëmtimin e pësuar muaj më parë dhe tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë. Me Vajushin në fushë, skuadra e Livornos është rikthyer më në fund edhe tek fitoret në transfertë teksa kishte kohë pa e shijuar këtë gjë. Skuadra ku luan edhe shkodrani fitoi 1-3 në Brescia përballë vendasve duke rikthyer disi qetësinë dhe duke bërë që trajneri i rikthyer Panucci të marrë një fitore. Mesa duket ka qenë rikthimi në pankinë i ish trajnerit dhe në fushë i Vajushit për të rikthyer tek fitorja skuadrën e Livornos, e cila tashmë si objektiv ka sigurimin në kategori.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.