Shkëlqen Berisha, por jo Anzhi (Video)

0
SHPËRNDAJE

Bernard Berisha
Bernard Berisha

Legjionarët/ Bernard Berisha më në fund ka shpërthyer në Rusi, teksa në ditën e sotme ka qenë protagonist kryesor tek Anzhi, por fakteqsisht skuadra e tij u mposht me rezultatin 4-2 në transfertën me Ural. Ish mesfushori i Skënderbeut pasi e nisi ndeshjen si titullar arriti të gjejë edhe golin e tij të parë në Rusi teksa në minutën e 29′ të ndeshjes i dërgoi shifrat në 2-1 pasi Ural kishte shënuar dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së parë. Ky ishte goli i tij i parë për Anzhin pas kalimit në futbollin rus. Ndërkohë që Berisha nuk u mjaftua me kaq, pasi në pjesën e dytë u bë sërish protagonist. Në minutën e 70′ ai jep një asist për Maksimov i cili barazoi shifrat në 2-2, përpara se Berisha të zëvëndësohej në minutën e 77′. Ndërkohë ndeshja u mbyll me fitoren e Ural 4-2, pasi pas daljes së shqiptarit nga loja vendasit shënuan dy gola në minutat 84′ dhe 92′. Gjithsesi ajo që ra në sy ishte paraqitja e shkëlqyer nga Bernard Berisha.

Kliko këtu për të parë golin e Bernard Berishës

http://www.dailymotion.com/video/x3xe9h5

S'KA KOMENTE

Comments are closed.