Shkëlqen Llullaku, asist në fitoren e Gaz Metan

0
SHPËRNDAJE

Azdren Llullaku po kalon një formë të shkëlqyer në Rumani, teksa ditën e sotme ka qenë sërish protagonist në fitoren që Gaz Metan mori në “shtëpi”.

Skuadra ku luan sulmuesi shqiptar mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Iasit, teksa përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.

Ndërkohë Llullaku ka qenë titullar në këtë sfidë, por edhe pse nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ishte protagonist duke ndihmuar skuadrën të marrë një fitore.

Shqiptari dha një asist në minutën e 91′ për Trtovac, që shënoi golin e fitores 2-1. Ndërkohë pas këtij suksesi, Gaz Metan ngjitet ne vendin e tretë me 26 pikë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.