Shkëlqen Tarashaj, mposht Zurich dhe Kukelin

0
SHPËRNDAJE

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj

Legjionarët/ Shani Tarashaj vazhdon të kalojë një formë të shkëlqyer në Zvicër teksa ditën e sotme skuadra e tij mposhti Zurich ku luan mesfushori Burim Kukeli. Ndeshja mes këtyre skuadrave u mbyll me rezultatin 4-2 teksa Tarashaj ishte protagonisti kryesor në këtë fitore. Zurich kaloi e para në avantazh qysh në minutën e 4-ët, por vendasit përmbysën gjithçka në 2-1 brënda pjesës së parë. Në pjesën e dytë Tarashaj do të shënonte golin e 3-të për ekipin në minutën e 53′ i asistuar nga Kamberi pasi skuadra kundërshtare mbeti me 10 lojtarë. Zurich në minutën e 75′ do t’i dërgonte shifrat në 3-2′, por në minutën e 91′ Tarashaj jep një asist për Basic qe vulos shifrat në 4-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.