Shkëlqim Muça: Dalim me kokën lartë nga Korca

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ I mërzitur për humbjen por i kënaqur me atë që dha ekipi i tij në fushë, trajneri i Tiranës Shkëlqim Muça flet me nota optimiste për skuadrën bardheblu. Pas ndeshjes ai u shpreh se ekipi që drejton del me kokën lartë nga Korça, pavarësisht rezultatit negativ. Ja deklarata e tij e plotë:

“ Mendoj se meritonim fitore, erdhëm për të marrë maksimumin. 1 pikë ishte pak për ne. Në momentin që humbëm rastin e pastër për të mbyllur lojën na ndodhi pësimi i golit. Jam i lumtur nga skuadra, lojtarët duhet ta mbajnë kokën lartë, kemi bërë një ndeshje të mirë dhe s’kemi pse të shqetësohemi. S’ndryshuam sot gjatë lojës, por kemi 2-3 lojtarë në skuadër që s’kanë kondicion që të bëjnë pressing. Në pjesën e dytë duhet ta kishim mbyllur sfidën me dy raste. Kishim marrë masat duke i skanuar kundërshtarët, por ky është futbolli. Sot luanim ndaj një ekipi që shtyn shumë nga krahët duke pasur edhe mbrojtësat anësorë që punojnë shumë fortë. Ne donim të neutralizonim lojën e tyre nga krahët. Golin e parë e pësuam me një goditje që ku topi shkoi aty ku askush se priste.”

“Janë edhe 32 javë deri në përfundim. Nuk ndryshoi mendim për lojtarët, futbolli është i tillë sic Lika na dha fitoren në Pukë ashtu edhe e humbi sot. Janë lojtarë që kanë besimin tim se i kam kërkuar vetë në ekip. S’dua të flas këtu për individ të vecantë, aty ku do flas për ndeshjen do bisdoj me trajnerin e portierëve, portieri është një pikë e fortë dhe duhet të punojmë me të që të eci përpara. Portieri ynë vjet ka kaluar vjet një periudh të vështirë, s’dua që të rikthehet në këtë periudh. Elis Bakaj sot sakrifikoi për skuadrën dhe u kthye edhe në mbrojtje. Ai është një lojtar që luan disa pozicion, medoj se sot erdhëm për të fituar ndeshjen. S’donim lojtarë që mbronin. S’më interesonte shumë barazimi, është thjeshtë ngushullues. Fukui ishte cëlësi i lojës sonë. Markonte Shkëmbin, shënoi, krijoj raste, dha asiste. Është lojtar që do hapësira.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.