Shkëlqim Muca: Jemi në rrugën e duhur

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës Shkëlqim Muca është shfaqur komod në kamerat e TVSH në përfundim të sfidës.: “Në këto momente e rëndësishme është fitorja që të jemi më të qetë për ndeshjen e ardhshme derbi. Kemi ende për të bërë, sepse duhet ende kordinim midis lojtarëve. Por jemi në rrugën e duhur. Fukui punon dhe sakrifikon shumë, nuk është sulmues i parë, por punon shumë edhe në mbrojtje edhe në sulm. Frashëri na ka shpëtuar kur ishim edhe 1-0 dhe 2-3 pritje të tjera. Ka shumë cilësi, shpresoj të eci në hapat e duhura. S’mund të flas ende për formacionin në derbi, kemi ditën e martë një herë kupën. Hoxhallari lojtar që s’ka luajtur ndeshjet e para, duhet të japi akoma më shumë, sepse mund të luaj disa ndeshje rradhazi për dëmtimin e Gërcaliut. Ne duhet të shikojmë ndeshjet tona njëra pas tjetrës, e rëndësishme është që të marrim pikët tona, rruga është e gjatë dhe cdo ekip mund të gaboj në të ardhmen.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.