Gashi shënon në miqësore ndaj PSV Eindhoven

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi i Shqipërisë Shkëlzen Gashi, vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e Basel në Zvicër. Në miqësoren e ditës së shtunë e mbyllur në shifrat Basel 3 – 2 PSV Eindhoven, sulmuesi i kombëtares kuqezi ka shënuar golin e parë për zvicerianët me anë të një 11-metërshi. Në këtë mënyrë Gashi jep sinjale pozitive për sezonin e ri, ku dihet se ai është një nga “gjahtarët” më të mëdhenj të Zvicrës ku me golat e tij të shumtë jo vetëm që ka ndihmuar në arritjen e objektivave të klubit, por ka fituar edhe disa arritje të mëdha personale ku bien në sy sidomos dy “Këpucë të Arta” si kryeshënuesi i Ligës zvicerane.

https://www.youtube.com/watch?v=uXpbGqjnOxc

S'KA KOMENTE

Comments are closed.