Shkëlzen Gashi ja del (video)

0
SHPËRNDAJE

E nisi disi me ngadalë sesa pritej por kjo është normale edhe për një lojtar kalibri si Shkëlzen Gashi teksa nuk bëhej fjalë thjesht për një ekip apo kampionat të ndryshëm, por për një kontinent tjetër ku futbolli luhet më fizikisht dhe me një koncept më ndryshe nga ai europian.

Por në fund ja del lojtari i Kombëtares sonë kuqezi teksa pasi siguroi Këpucën e Artë të Colorado Rapids me 10 gola (ka mundësinë ta rrisë këtë numër), shpallet lojtari më i preferuar i tifozëve të Rapids dhe tashmë edhe goli më i bukur i vitit në MLS mban firmen e tij.

Me kohë besojmë që edhe në Kombëtare do të stabilizohet roli i tij. Ai është profesionist dhe ruan qetësinë duke mos polemizuar në asnjë moment e duke pritur me durim momentin e tij edhe te Kombëtarja e Shqiptarisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.