Shkëlzen Gashi: Për tifozët tanë japim zemrën në fushë!

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Në krah të trajnerit De Biasi këtë rradhRiza Durmishi: Shqipëria në konferencën për shtyp ka qënë Shkëlzen Gashi. Sulmuesi që aktivizohet me ekipin e Basel, u shpreh se në këtë përballje duhet të japin maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Sipas tij një fitore apo barazim ndaj Portugalisë do t’i shtonte akoma më shumë shanse ekipit kuqezi për të arritur objektivin. Ja fjalët e Gashit:

Shkëlzen Gashi në konferencë për shtyp
Shkëlzen Gashi në konferencë për shtyp

“Uroj që të gjithë si skuadër të japim më të mirën në fushën e lojës për të bërë të lumtur tifozët tanë të mrekullueshëm. Duhet të arrijmë patjetër një rezultat pozitiv në mënyrë që të qëndrojmë në garë për një vend në Europianin e Francës. Një barazim apo fitore do të na japë forcë të vazhdojmë të synojmë një renditje më të mirë në këto eliminatore për Kampionatin Europian.”- ishin fjalët e sulmuesit Gashi, i cili në “Elbasan Arena” vulosi fitoren ndaj Armenisë me golin e tij

S'KA KOMENTE

Comments are closed.