Shkëlzen Gashi pezullohet në MLS, ja arsyeja

0
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Gashi
Shkëlzen Gashi
Legjionarët/ Shkëlzen Gashi ka marrë një goditje në aventurën e tij të re tek skuadra e Colorado Rapids. Pas debutimit javë më parë, tashmë sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të përballet me një pezullim të dhënë nga Komisioni i Disiplinës në MLS. Shkak për këtë gjë është menyra se si ka festuar pasi skuadra e tij, Colorado shënoi një gol ndaj Los Angleos Galaxy. Gashi ishte në pankinë në këtë ndeshje teksa në momentin e golit nga ekipi i tij vrapoi për të festuar me bashkëlojtarët e tij. Kjo gjë nuk lejohet në SHBA, dhe për këtë gjë tashmë ai do të vuajë pezullimin. Ai do të qëndrojë jashtë fushe vetëm pët ndeshjen e 20 marsit ku skuadra e tij do të përballet me DC United.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.