Shkëlzen Ruçi, më i miri i ndeshjes Luftëtari-Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shkelzen-ruciShkëlzen Ruçi, portieri i Luftëtarit, pas ndeshjes me Skënderbeun, u shpall më i miri nga SuperSport. Ai, gjatë prononcimit për gazetarin Dritan Shakohoxha, u shpreh se ishte një ndeshje shumë e vështirë.

“Një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një rivali shumë të fortë, jam i lumtur që ia dolëm të merrnim rezultat pozitiv.

“Njeriu i ndeshjes? Më vjen mirë, shpresoj të luaj edhe më shumë dhe të kem sërish të njëjtin nivel. Është viti i parë në Gjirokastër dhe shpresoj të qëndroj gjatë.

“Pika e marrë ndaj Skënderbeut na ndihmon shumë moralisht, sepse vinim nga një barazim jo i kënaqshëm ndaj Korabit. Tani shkojmë për pikë edhe në Laç.

“Kur portieri është më i miri, skuadra nuk ka bërë mirë? Jo, nuk jam dakord, e gjithë skuadra dhe maksimumin dhe luajti shumë mirë”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.