Shkëmbi: Bëhuni gati për sezon mbresëlënës, na thërrisni Skënderbeu i Europës

0
SHPËRNDAJE

Do të jetë sfidë e veçantë ajio e nesërmja në Europa League për Skëndëerbeun. Por mbi të gjitha do të jetë për kapitenin e kësaj skuadre, Bledi Shkëmbi, i cili e shpreh hapur emocionin e tij dhe ndjesinë jo të zakonshme që ka: “Nesër ëshëe hera e parë dhe dita e pare qe në Shqiperi vjen një ekip për të luajtur në grupet e Europa League. Ne patjeter që, si shokë skuadre që jemi, kemi folur me njeri-tjetrin për këtë sfidë që është speciale, për kompeticionin ku luajmë. Natyrisht që ndihem shume i kënaqur që jam kapiten i këtij ekipi. Ndiej kënaqesi të madhe. Do të thoja se nuk është vetëm zotësi por është mbi të gjitha shumë fat”.
shkembShkëmbi ka besim te ky Skënderbeu dhe sipas tij nuk do të zhgënjejë as këtë sezon: “Personalisht mendoj se në këtë vit do të kemi ritëm mbreslënës. Ambienti në Korçë është jashtzakonisht i ngrohtë. Tashmë flasin të gjithë për një ekip europian”. Ndërsa sa i takon golit të mundshëm, kapiteni thotë: “Do ishte bukur sikur të shënoja sërish gol, por më e rëndësishme është të japim maksimumin për të gjithë tifozët që do jenë në stadium”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.