Shkëmbi: Hapa gjigandë në 5 vitet e fundit, Championsi varet edhe nga shorti

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FUTBOLL SKENDERBEU TIRANA - Kapiteni Bledi Shkembi, duke festuar shenimin e golit te fitores, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Tirana, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce./r/n/r/nSOCCER SKENDERBEU VS TIRANA - Bledi Shkembi, celebrate scoring the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Tirana, 1-0, at the Skenderbeu stadium in Korca.

Kapiteni i Skënderbeut Blendi Shkëmbi ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të ekipit, është shfaqur me këmbë në tokë duke nënvizuar faktin se kualifikimi në Champions League është i vështirë: “Në 5 vitet e fundit janë bërë hapa gjigandë pasi në vitet e para mendonim të fitonim kampionatin ndërsa këtë vit si skuadra ashtu edhe presidenti Takaj ishin të bindur për kualifikimin në Europë. Natyrisht që do të jetë e vështirë të kualifikohemi në Champions League por besoj se në këtë pike nuk ka më skuadra të lehta dhe Skënderbeu do të jetë një kundërshtar i fortë për çdo skuadër. Për të pasur një ide më të qartë do na duhet të presim shortin që do të hidhet pasnesër por unë uroj që fati të na japë një dorë me kundërshtarin që do të na vendosë përballë.”

Shkëmbi foli edhe për shokun e skuadrës, Hamdi Salihin: “Besoj se nuk kam parë ndonjëherë një sulmues që të shënojë me lehtësinë që e bën Salihi. Jam shumë i gëzuar që po bëjmë historinë jo vetëm në kampionat por edhe në Europë. Sekreti i paraqitjeve të mia ? Besoj se mbiemri, por merita më e madhe i takon skuadrës, është falë atyre që unë arrij të shprehem në nivele të tilla.” – u shpreh kapiteni.

Lojtaret e ekipit te Skenderbeut  dhe trajneri Mirel Josa, duke festuar fitoren e Superkupes se Shqiperise, ne perfundim te ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nSoccer match, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, valid for Super Cup of Albania, played in the stadium "Qemal Stafa", in the town of Tirana.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.